“Këta janë krimi i organizuar”, Stresi reagon pas deklaratës së Fjolla Morinës: Duhet dërguar urgjent në institucionin përkatës
Fjolla Morina tronditi jo pak opinionin publik mëngjesin e ditës së premte ku deklaroi se e dinte se kush e kishte zhdukur “mbretin e basteve” Ervis Martinaj, si dhe akuzoi ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla, këngëtaren Morena Taraku, reperin Arkimed Lushaj të njohur me emrin e artit Stresi, dhe disa persona të tjerë se janë pjesë e krimit të organizuar dhe kanë vrarë njerëz.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe reperi i Stresi, i cili ju bën thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin nën kujdes këngëtaren Morina, ndërsa nuk i përmend emri.
Sipas tij kur dikush kalon në depresion apo ka momentet të tilla institucionet duhet të kujdes, dhe nuk duhet t’ lënë rrugës këta persona, transmeton Albeu.
Çfarë tha Fjolla Morina për Ervis Martinajn
Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.