Rrjeti social, Twitter, ka nisur ta përdorë një politikë të përkohshme që ua kufizon përdoruesve numrin e postimeve që mund t’i shikojnë, ka bërë të ditur pronari i kompanisë, Elon Musk.

Musk ka thënë se llogaritë e paverifikuara mund t’i lexojnë deri në 600 postime në ditë, e ato që janë të verifikuara deri në 6 mijë.

Ndërkaq, për llogaritë e reja, përdoruesit mund t’i shohin deri në 300 postime në ditë.

Reklamë

Siç ka thënë Musku, ky kufizim i përkohshëm është bërë për të adresuar problemet me fshirjen e të dhënave dhe manipulimet e sistemit.

Të premten, ata që u përpoqën t’i qaseshin Twitterit, u përballën me kërkesën për t’u kyçur për të parë përmbajtjen. Sipas Muskut, vendimi është “masë e përkohshme emergjente”.

Ai ka thënë se ka pasur aq telashe me të dhënat “sa që rrjeti social mund të konsiderohej degradim për përdoruesit normalë”.