Mbrëmjen e së premtes (30 qershor) ka performuar në Shqipëri për herë të parë këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias.

Ai ka dhuruar një performancë të mrekullueshme në sheshin “Skënderbej” përpara publikut shqiptar.

Ylli me famë botërore interpretoi disa nga hitet e tij të njohura si: “Bailando”, “Hero”, “Takin’ Back My Love” etj.

Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë e ka nderuar Enriquen edhe me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.

I njëjti këtë herë ka shpërndarë edhe disa pamje të tjera për të treguar atmosferën e krijuar nga 48-vjeçari.