×
  • Show Time
  • Show Time

    Qyteti ku do të mbahet Eurovisioni i vitit të ardhshëm

    Reporteri
    07 Korrik 2023 | 20:59

    Unioni i Transmetuesve Evropianë ka përzgjedhur qytetin suedez të Malmos për organizimin e festivalit më të rëndësishëm të muzikës europiane Eurovision 2024.

    Malmo fitoi garën me disa qytete të tjera suedeze, pas verifikimeve që organizatorët bënë për mundësitë që ka ajo për të pritur mijëra fansa e delegacione dhe sallën ku do të mbahet eventi.

    Nata e parë e Eurovision 2024 do të mbahet më 7 maj, teksa finalja e madhe do të jetë më 11 maj në ‘Malmo Arena’.

    Suedia e mirëpresë për herë të shtatë Eurovisionin, dhe është gjithashtu hera e parë që eventi nuk mbahet në një kryeqytet për pesë organizime radhazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!