×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi Loredana pushtoi mediat vendore e ndërkombëtare me lidhjen e re, të gjithë sytë nga Mozzik, a reagoi ai

    Reporteri
    08 Korrik 2023 | 17:36

    Loredana Zefi ka qenë kryetema e medias rozë ditëve të fundit.

    Reperja ka konfirmuar lidhjen e përfolur prej javës me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi, duke publikuar një album fotosh zyrtarisht si çift.

    Lajmi dhe fotot pushtuan mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare.

    Çifti ditën e djeshme ka zënë ballinën e BILD.

    E teksa fotot dhe lajmi u shpërndanë kudo, ndjekësit ishin sy e veshë tek reagimi i Mozzik.

    Edhe pse ka kaluar goxha kohë nga ndarja e tyre në rrjetet sociale kemi parë që një numēr i madh fansash janë fanatikē të lidhjes mes Loredanës dhe Mozzik dhe vazhdimisht kanë kërkuar rikthimin e tyre.

    Gjithë zhurmës së shkaktuar artisti ferizajas ka zgjedhur t’i përgjigjet me thjesht “mirmëngjesi”.

    Anën tjetër pas një “lufte thumbash” ish çifti duket se ka arritur paqe, këtë e ka vërtetuar Mozzik, i cili para pak ditësh shpërndau këngën e re të Loredanës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!