Këngëtari Yll Limani është një nga emrat më të pëlqyer të momentit në estradë.

Ai po vazhdon që gjatë gjithë verës të jetë shumë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme, duke performuar për fansat në qytete të ndryshme shqiptare.

E sigurisht që duke qenë i shpeshtë paraqitjet e tij, jo të rralla janë edhe rastet kur këngëtari mund të ballafaqohet me një situatë interesante në skenë.

Reklamë

Së fundmi, këngëtarit të hitit “Kaje” i ka ndodhur diçka shumë e habitshme, pasi gjatë interpretimit, një fans është afruar nga skena për t’i dhënë bakshish.

Ani pse “paratë e hedhura” janë një traditë dasmash, fansi shihet t’i ketë ofruar atij disa para në dorë, të cilat Ylli i ka refuzuar menjëherë.