×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik ironizon me të dashurin e ri të Loredanës?

    Reporteri
    10 Korrik 2023 | 16:36

    Para disa ditësh, reperja e njohur Loredana Zefi bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Dortmund, Karim Adeyemi.

    Që nga ai moment, si reperja ashtu edhe partneri i saj kanë publikuar momente që kanë kaluar dhe po kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Pas kësaj, ish-parteri i Loredanës, reperi Mozzik përmes një postimi në Instagram ka reaguar duke ironizuar me të dashurin e saj.

    Mozzik ka postuar sot një foto ku shfaqet me bluzen e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit. Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan:

    “Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!