×
  • Show Time
  • Show Time

    Raporti i Policisë për arrestimin e Feros, sulmoi dhe kanosi Arbenitën

    Reporteri
    12 Korrik 2023 | 9:45

    Dje  siç u raportua është arrestuar reperi Feronit Shabani, që ndryshe njihet si “Fero”.

    Ai është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për dhunë në familje, konkretisht ndaj gruas së tij, Arbenitës.

    Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    “Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    “E kërcënoi, e goditi me grusht dhe ia theu telefonin”, Fero raportohet se është arrestuar për dhunë ndaj Arbenitës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!