×
  • Show Time
  • Show Time

    Dj Geek dhe Keisi Medini kapen mat sërish në Prishtinë, publikohen pamjet

    Reporteri
    12 Korrik 2023 | 11:43

    Lidhja e dyshes Dafina Zeqiri dhe Dj Geek përfundoi vetëm pak kohë më parë dhe pasi këngëtares së njohur i dolën fotot me të dashurin e ri, nuk ka vonuar shumë dhe foto e Dj Geek me Keisi Medinin bënë xhiron e rrjetit.

    Por a ishin vetëm thashetheme lidhja e aluduar e këtyre të fundit?

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, duket se ka nisur një histori të re dashurie shumë shpejt pasi i dha fund romancës me Dj Geek, i cili gjithashtu po përflitet për një romancë me Keisi Meidinin.

    Në fillim u dukën thjesht thashetheme pasi dyshja u fotografuan në Prishtinë para disa ditësh në shoqërinë e njëri-tjetrit, producenti dhe ish-banorja e “BBVIP” u përfolën për një lidhje, teksa u shfaqën edhe të afërt me njëri-tjetrin.

    Megjithatë, nga asnjëri prej tyre nuk pati konfirmim apo mohim të lajmit, por mesa duket kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi dyshja janë kapur sërish “mat”, sërish në Prishtinë. “Prive” ka siguruar fotot që shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa edhe burime për median e konfirmojnë lajmin dhe historia mes tyre ka shumë gjasë të jetë e vërtetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!