Luizi dhe Kiara bënë një live në rrjetet sociale, ku Kiara ka nisur që t’i kërkojë ‘llogari’ Luizit për pyetjet që ndjekësit i bënin në “Twitter”.
Dikush e ka pyetur moderatoren e njohur si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.
Ndërsa Luizi mes të qeshurash, tregon historinë që fshihet pas këtij emri.
“Kur isha në Korçë m’u afrua një zonjë për të bërë foto dhe unë isha duke folur me Kiarën me video. Kiara ishte ishte e shtrirë në krevat përgjumshëm dhe kur e pa kjo zonja tha ‘uaa, ja dhe kjo korba’. E pyeta ça domethënë korba e m’a shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe i vendosa emrin në telefon ashtu. Por kjo mund të ndryshojë”, tha ai duke qeshur.
Kujtojmë se dje Luizi festoi ditëlindjen e 38-të, dhe Kiara në mesnatë i bëri një surprizë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.