Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.
Shkodra tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.
Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur me 11 korrik 2023, ku thuhet që pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka kanosur bashkëshorten e tij.
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.