×
  • Show Time
  • Show Time

    Së shpejti prindër? Luizi tregon planet për fëmijë

    Reporteri
    14 Korrik 2023 | 17:13

    Luizi dhe Kiara janë një prej çifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithçkaje që kanë vendosur të bëjnë më pas.

    Tashmë fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre.

    Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime nëse janë burrë dhe grua), tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që fansat e ciftit kanë është se kur do nisin të mendojnë për të krijuar një familje.

    Këtë ata e kanë diskutuar edhe në reality show, duke bërë jo pak plane, ndërkohë, i ftuar së fundmi në “Fiks Fare”, i pyetur në lidhje me planet me një fëmijë, Luizi u shfaq entuziast. Megithatë, duke huazuar shprehjen e famshme të Kiarës tha: “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”

    Kujtojmë që ata momentalisht i janë fokusuar krejtësiht karrierës, me Kiarën që e si moderatore dhe me biznesin e saj të ri, ndërsa Luizin do e shohim si aktor, ndërsa vazhdon punën edhe me muzikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!