Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po vazhdon të jetë aktiv me postime në rrjete sociale.
Ai shpesh merr vëmendje me shkrimet që ndan duke bërë që të komentohen edhe në mediat rozë.
I njëjti këtë herë ka hedhur në InstaStory një fotografi, në të cilën shtoi: “Disa na kthejnë lumturinë, e disa veç shpinën”.
Nuk dihet se për kë e ka fjalën, ndonëse muajve të fundit ka qenë tejet i përfolur për ndarjen nga blogerja Afrona Dika.
I njëjti hodhi disa akuza në drejtim të saj duke thënë se ndarja e tyre erdhi si pasojë e anës financiare.
Blero tani po shijon një lidhje të re dashurie, por nuk ka zbuluar akoma identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.
Afrona nga ana tjetër ka zbuluar se është në lidhje dashurie me një zvicerian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.