Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku.
Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre.
Së fundmi artisti shkodran përmes një postimi ka treguar se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës, e që në klip është edhe vet ajo.
Bukuroshja ndërkohë ka publikuar këtë postim në rrjete sociale, duke e falënderuar fituesin e Big Brother për çdo gjë që ka bërë për të.
“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”, ka thënë prezantuesja.
