Ai është nga Kosova, kurse, ajo nga Argjentina.
Ndonëse jetojnë në dy kontinente të ndryshme, kjo gjë nuk e ndaloi Art Rushitin dhe Brenda Asnicar, që të bashkëpunojnë dhe të sjellin një projekt të quajtur ‘Buenos Aires’, që u lansua muaj më parë, por, duke gjetur pëlqyeshmërinë e publikut.
E, Arti dhe Brenda janë takuar edhe LIVE, në Itali.
Në tourin e koncerteve të Brendës atje, Arti u ngjit në skenë, duke përformuar këngën e tyre.
Nga pamjet që janë hedhur në rrjetet sociale, dyshja shihet se kanë krijuar një superatmosferë, duke u dëgjuar edhe brohoritjet e publikut të shumtë.
Gjithë ky sukses që ata po kanë bashkë dhe gjithë kjo kimi muzikore mes tyre, urojmë të jetë shkak edhe për ndonjë këngë të përbashkët.
View this post on InstagramReklamë