×
  • Show Time
  • Show Time

    Hana fillon sot shkollën, Mozzik bën dedikim për të

    Reporteri
    21 Gusht 2023 | 11:35

    Ajo është padyshim një nga bebet më të dashura në mediat sociale. Hana e Mozzik dhe Loredanës është rritur në sytë e shqiptarëve, pasi reperët ndryshe nga shumë figura të tjera e kanë prezantuar me botën që kur ishte e sapolindur.

    Ata i kanë krijuar edhe një llogari në Instagram prej ditës së lindjes dhe aktualisht Hana ka 340 mijë ndjekës. Si Mozzik, ashtu edhe Loredana postojnë shpesh foto e video me të bijën e cila ka vjedhur zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj.

    Vitet kalojnë shpejt dhe Hana mbush 5 vjeç këtë vit. Sakaq, sot ajo ka nisur shkollën. Këtë e ka zbuluar Mozzik përmes disa postimesh shumë të ndjeshme në Instagram. Fillimisht ai ka ndarë një foto të sajën duke shkruar: “Hana po fillon shkollën sot.

    Më pas ai ka treguar se e ka shoqëruar në shkollë. Teksa ka shprehur edhe emocionet e tij në këtë ditë domethënëse. “Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë”- shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!