Krijuesja e shumë hiteve, Dhurata Dora, ka korrur suksese edhe këtë sezonë ku ka mbajtur koncerte të shumta si në Kosovë, në Shqipëri dhe natën e mbrëmshme ka performuar në Alanya të Turqisë.
Në këtë koncert internacional ajo ka ndezur atmosferën duke performuar hitet e saj. Në pamjet e publikuara shihet se aty ka pasur mijëra pjesëmarrës të cilët janë argëtuar pafund.
Artistja ka një karrierë të suksesshme dhe këngë të njohura që kanë arritur të kapin famën ndërkombëtare. Përmes koncerteve arriti të prezantoi spektakël të vërtetë për të gjithë ata që e ndjekin.
Në koncerte u shfaq me një përzgjedhje brilante këngësh që shkëlqyen nga performancat e saj energjike dhe emocionuese ku arriti të shkaktoi atmosferë bombastike. Fansat që morën pjesë në koncerte nuk hezituan të fshehin entuziazmin e tyre.
Pas performancave, rrjete sociale si Instagrami, Facebook e Snapchat u mbushën me postime, video dhe komente të fansave të cilët ndanin momentet e preferuara nga paraqitjet e artistes.
Ndërsa sezoni i verës ka përfunduar, shpresat dhe pritjet për projekte të reja dhe performanca të tjera emocionuese po priten me padurim nga fansat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.