Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pas performancës së saj me flamurin serb.

Këngëtarja shqiptare u pa me flamurin serb teksa performoi në Hungari.

Një djalë nga Hungaria i quajtur Borivoje, i cili i hodhi Rita Orës flamurin serb, pretendon se këngëtarja ia mori vetë atë nga dora.

Reklamë

Ai për mediat serbe thotë se u befasua nga ky veprim i këngëtares.

“Më befasoi edhe mua, më kaloi dhe ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për Tiktok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje.

Në fund ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë “se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita”.

Për këtë ngjarje kishte reaguar edhe vetë këngëtarja. Ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Reklamë