Raketa më e re e NASA’së do të jetë e gatshme në kohën e përcaktuar, thotë administratori kryesor i NASA’së, Jim Bridenstine.
Në një konferencë për media të enjten në Nju Orleans, Bridenstine tha që inxhinierët tani kanë përfundur katër të pestat e punës. Kjo falë investimit të madh të agjencisë hapësirore në këtë projekt.
Një plan i ri për të dërguar njerëzit në Hënë pritet të jetësohet në vitin 2024. Pritej që NASA të përdor një raketë të prodhuar komercialisht, por ajo hoqi dorë nga këto plane duke iu kthyer planeve të vjetra.
“Kjo do të jetë raketa më e madhe, më e fuqishme dhe më e ndërlikuara e ndërtuar ndonjëherë”,tregoi Bridenstine.
Testi i parë për ëktë raketë pritet të jetë në vitin 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.