×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa prezanton të dashurin e ri francez me prindërit e saj gjatë pushimeve në Ibiza

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 11:11

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, pasi e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza.

    28-vjeçarja dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, kanë shijuar një darkë në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.

    Artistja dukej atraktive me një fustan të tejdukshëm të bardhë. Duke lënë flokët brune poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” zgjodhi po ashtu një palë këpuca të bardha.

    Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave. Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale.

    Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!