×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero ‘thumbon’ Gold Ag: Në fe hyhet komplet, islami nuk lejon laramana

    Reporteri
    04 Shtator 2023 | 11:13

    Fero tashmë ka fituar simpatinë e shumë personave pasi ka kaluar nga feja islame.

    Lidhur me kalimin e tij në fe, ka folur vetë ai.

    I ftuar tek një emision, ai ka folur edhe për largimin e tij nga muzika.

    Ai ka treguar se ndryshimi i tij ka folur gjatë qëndrimit të tij në burg, ndër të tjera ai ka treguar se kurrë nuk është ndjerë më i lumtur.

    I pyetur se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

    Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të mirret me muzikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!