Një studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Shtetëror të Floridas ka zbuluar se te lidhjet e suksesshme, gruaja është më joshëse sesa partneri i saj.
Me fjalë të tjera, femrat janë më të lumtura me meshkuj më pak joshës, transmeton Telegrafi.
Në anketimin e kryer nga hulumtuesit, një grup prej 113 çifteve të porsamartuara ishin vlerësuar në bazë të pamjeve të tyre individuale.
Në bazë të kësaj, hulumtuesit kanë zbuluar se nëse mashkulli ka qenë më pak joshës sesa gruaja e tij, atëherë ai ka qenë më i prirë të bëjë më shumë përpjekje në lidhje – t’i blejë asaj dhurata, të bëjë punë të shtëpisë, të jetë më higjienik dhe ta përmirësojë performancën e tij në shtrat.
“Burrat duket se janë më të përkushtuar në kënaqjen e grave kur ndihen se ata e kanë një grua shumë të mirë” – ka thënë studimi.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se kur meshkujt janë vlerësuar si më joshës sesa partneret e tyre, femrat janë ndjerë inferiore dhe kjo ka ndikuar negativisht në jetët e tyre.
Këto rezultate tregojnë se pasja e një burri joshës mund të ketë pasoja negative për gratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.