×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi reagon ashpër, mohon të jetë në një lidhje dashurie

    Reporteri
    09 Shtator 2023 | 9:32

    Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka mohuar të jetë në një lidhje dashurie.

    Kjo pasi ditë më parë ka publikuar një fotografi, ku dukej i afërt pranë një vajze, me ç’rast ka lënë të dyshohet duke u komentuar gjithandej nëpër mediat shqiptare.

    36 vjeçari së fundmi ka reaguar me një shkrim të ndarë në Instagram, gjersa thekson se fotoja ishte shaka dhe se vajza është pjesë e një projekti muzikor.

    Tutje, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thotë se është beqar dhe se e bën jetën si të do ai.

    Postimi pa ndërhyrje i Stresit:

    “Para se te gjykosh jeten time apo karakterin Tim , vish kepucet e Mia, ec rrugve ku kam ecur une , jeto dhimbjet, dyshimet,te qeshurat e mia, jeto vitet qe kam jetuar une deri tani ,rrezohu atje ku jam rrezuar , dhe ringrihu ashtu si une …. te isha ne lidhje do e pranoja por Edhe Skam pse ju jap spjegim por e kam detyrim te madh N’Daj vajzes qe Po I shkatrroni shume gjera ne te ardhmen. .. ajo foto ishte Shaka qe doli ndryshe sepse Jo te gjithe jemi njesoj dhe #media e interpreton sic do vet. vajza esht pjese e nje projekti muzikor ju betohem … por Po jau bej me te lehte punen .JAM SINGEL BEj Jeten Time Sic Ma Do Qefi Mu Jetoj Si Me Qen Dita E fundit , Pra Te Dashura Portale Fu** uuuuuuu….. Arkimedi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!