Moderatorja e njohur, Kiara Tito është një prej emrave më të përfolur në mediat rozë.
Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe romanca me Luzi Ejllin po vazhdon të komentohet.
Çifti që u martuan në natën finale të BBVA kohëve të fundit kanë ngjallur dyshimet se janë në pritje të fëmijës së parë.
Madje disa faqe në media sociale kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se Kiara ka komunikuar me ta dhe zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Por, për këto lajme të rreme, moderatorja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
Ajo tha se këto postimet janë të montuara dhe aspak të vërteta, teksa tutja tha se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.
“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur!
Përndryshe do më duhet të marrë hapa ligjor! Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kiara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.