×
  • Show Time
  • Show Time

    “Le të kthehemi së bashku, kam ndryshuar”, Arbenita “thumbon” hapur Feron

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 16:40

    Fero dhe Arbenita, janë dyshja më e komentuar qysh nga fillimi i lidhjes së tyre, martesës e tashmë edhe ndarja e tyre.

    Ish-reperi tashmë është përkushtuar në fenë islame, e modelja po vazhdon punët e saj.

    E thumbimet mes tyre nuk mungojnë asnjëherë.

    Së fundi, Arbenita është ajo e cila ka thumbuar direkt ish reperin, i cili u shfaq i penduar për “dhunën” ndaj saj për të cilën edhe u arrestua.

    “Le të kthehemi së bashku, kam ndryshuar” shkruhet në një video të shpërndarë nga modelja e ku shihet një person duke qeshur.

    Me këtë, modelja lë të kuptohet se Fero po tentohet të rikthehet tek ajo, por duket se gjërat nuk kanë ndryshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!