Këngëtarja e njohur, Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.

Në fund të emisionit Fifi recitoi Marshin e UÇK-së.

Ajo këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

Reklamë

Ajo ka folur edhe për situatën në veri, derisa tha se e ka përjetuar shumë rëndë.

“[E kam përjetuar] absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.