×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandali i aktorit shqiptar, Alberije Hadërgjonaj i drejtohet Bogdos: Kërko falje publike për këtë fjalor të turpshëm

    Reporteri
    02 Tetor 2023 | 18:28

    Alberije Hadërgjonaj ka reaguar pas deklaratës ofenduese që Albano Bogdo bëri për Alban dhe Beatrix Ramosajn. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.

    Përmes një statusi në InstaStory, Alberija i ka bërë thirrje Albanos të kërkojë falje publike.

    Këngëtarja e paralajmëron se ka dhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë për prishjen e imazhit.

    “More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njëllos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!