Zemra e derrave mund të përdoret për transplant tek njerëzit brenda tre viteve.
Lajmi u dha nga kirurgu Sir Terence English që kreu transpantin e parë të zemrës tek njerëzit 40 viteve më parë në Britaninë e Madhe.
Duke folur në 40-vjetorin e operacionit të parë të zemrës, English tha se po synon të zëvëndësojë edhe veshkën e njerëzve me atë të derrave më vonë këtë vit.
Eksperti beson se kjo mund të krijojë baza për transplantime më të ndërlikuara të organeve të kafshëve tek njerëzit, proces i quajtur “ksenotransplantimi”.
“Nëse rezultati i ksenotransplantimit të veshkave të derrave tek njerëzit është i kënaqshëm, ka të ngjarë që gjithashtu të realizohet transplanti i zemrës tek njerëzit brenda disa viteve,”-tha 87-vjeçari. “Nëse funksionon me veshkën, do funksionojë edhe me zemrën.”
Zemrat e derrave kanë një anatomi të ngjashme me ato të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja.
Ataku i zemrës konsiderohet një pandemi globale, me të paktën 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën.
Shpresohet se përdorimi i zemrave të derrave mund të ndihmojë në revolucionin se si mjekët do luftojnë sëmundjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.