×
  • Show Time
  • Show Time

    Romeo bën një dedikim special për Borën

    Reporteri
    14 Tetor 2023 | 11:01

    Nëse Bora është mirë me Donaldin, është mirë edhe me Romeon dhe kjo duket e është ligj për binjakët.

    Raporti i Donald Veshaj dhe Bora Zemanit është gjithmonë shumë i komentuar dhe zgjon shumë interes për audiencën shqiptare që kërkon të dijë më shumë rreth tyre. Që pas ribashkimit, postimet e tyre krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale kanë qenë pa kursim.

    Së fundmi vlerësimi që i ka bërë Romeo ‘kunatës’ së tij, duket se ka kaluar çdo pritshmëri. Aktori i humorit ka postuar së fundmi një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet i përqafuar me Borën, dhe këtë moment ai e përshkruan me shprehjen e famshme: Kush ka motër botën ka.

    Kujtojmë, se ndërsa ishte e ftuar në puntatën e parë të emisionit ‘Më lër të flas’, Romeo zbuloi se Bora Zemani nuk i fliste gjatë periudhës së ‘Big Brother VIP’, ku banor i shtëpisë ishte Donaldi, tashmë partner i moderatores. Gjatë eksperiencës së tij në këtë reality show, ai krijoi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, që i dha fund menjëherë sapo doli nga shtëpia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!