×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca nuk mbushet mend as pas arrestimit, thotë se vazoja me kanabis po vazhdon të rritet

    Reporteri
    15 Tetor 2023 | 10:53

    Pas arrestimit për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 jave paraburgim, Enca është rikthyer në rrjetet sociale menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Mirëpo ndjekësit duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë shpejtë historinë e 5 vazove me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.

    Ditën e sotme ajo publikoi disa foto në profilin e saj dhe ndjekësit nuk humbën kohë. Menjëherë njëri prej tyre i komentoi:

    “Vazoja e boçes mirë, vazhdon të rritet”.

    Enca nuk ia kurseu një përgjigje për të cilën u pendua shpejt.

    “Qentë lehin, boçja rritet”, i shkruan këngëtarja duke e fshirë vetëm pak minuta më pas komentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!