×
  • Show Time
  • Show Time

    Hajnat futen në shtëpinë e Mozzikut në Ferizaj – vjedhin armë, para e stoli ari

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 17:54

    Një qytetar në Ferizaj ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

    Gazeta Online Reporteri.net mëson se bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik i cili është bërë cak i hajnave dje.

    Mësohet se në shtëpinë e Mozzik janë vjedhur armë, stoli ari dhe para.

    Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ku dhe janë dhënë detaje se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

    “Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!