Edona James së fundmi ka folur edhe për babanë e saj, për të cilin ka thënë se për dallim nga nëna i ka raportet më të ftohta, por që kanë kontakt.
Por, babai i James ka folur derisa ka treguar se qe 23 vite nuk e ka takuar atë.
“Edona ka nejt me mu 8 vjet, dhe pastaj ka shkuar me nanën e vet dhe kurrë nuk i jam përzier se çfarë ka bërë. Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, të dy, dhe ua ka bërë letrat”, tha fillimisht ai.
Ai tregoi se tashmë ai ka krijuar familjen e tij dhe ka dy fëmijë.
“M’ka shkru ne msn para dy jave, a mun me ma nxjerrë një pasaportë, por që i kam thënë se pa qenë personi nuk mundet. Por asgjë tjetër”, tha ai.
“E ndjej si fëmiun tim. Ndjehem mirë se ajo jetën e vet e ka, ndihem mirë. Fillimisht njeri ndjehet keq, se prej djalit me u bo në gjini tjetër, është zor për prindërit, por tek e fundit e kam lënë me vendos ajo për jetën e saj, s’muj me ju përzi”
“Prej kur ka qenë fmi nuk e kom pa, prej vitit 2000. Qe 23 vite”, ka thënë ai në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.
Ai shtoi se do dëshironte ta takonte pasi ta përfundonte eksperiencën e saj në BBV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.