Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, kohëve të fundit ka bërë shumë kureshtarë ndjekësit e saj.
Menjëherë pasi Dua Lipa pyeti fansat nëse po përgatitej për një album të ri pasi fshiu postimin e saj në Instagram, duket se ylli i popit nga Kosova është kthyer me një postim të ri goxha misterioz.
Fotografia është një pamje shumë afër gojës së Duas, teksa ajo mban një çelës mes dhëmbëve.
“Më kap ose shkoj…” ishte përshkrimi i fotografisë, duke bërë që shumë fansa të dyshojnë se ky mund të jetë varg i ndonjë prej këngëve të saj.
Lipa publikoi albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”, në vitin 2020, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Derisa Dua t’i surprizojë fansat e saj me albumin e ri, ata ende mund ta shijojnë këngën e saj “Dance The Night” nga kolona zanore e “Barbie” që ajo hodhi në fillim të këtij viti, ku Dua duket e mrekulluseshme si në dukje dhe në interpretim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.