Ylli i serialit të njohur mbarëbotëror “Friends” , Matthew Perry u gjet dy ditë më parë i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles dhe tashmë kanë dalë detaje të reja për vdekjen e tij.
Siç raportojnë mediat e huaja, Perry kishte dy kërkesa të pazakonta para vdekjes, të cilat ia bëri asistentit të tij vetëm pak orë para vdekjes.
Aktori dyshohet se u kërkoi ndihmësve të tij një iPhone të ri dhe syze me dioptri. Vetëm dy orë më vonë, kur po kthehej nga pazari, Perry u gjet i vdekur në vaskë nga asistenti i tij.
Mediat e huaja aluduan se asistenti fillimisht ka kontaktuar me nënën e tij, më pas me vëllain e më pas me një grua që nuk kishte lidhje me aktorin.
Kujtojmë se një autoambulancë është dërguar në shtëpinë e aktorit në orën 16:07, por pas përpjekjes për ta ringjallur, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Nuk dihet ende shkaku i saktë i vdekjes, megjithëse nuk dyshohet për konsumim të drogës apo ndonjë substance tjetër të paligjshme. Rezultati i gjetjeve toksikologjike do të bëhet i ditur pas disa javësh.