×
  • Extra
  • Extra

    “Kryeministri në ardhje” prezanton kabinetin e tij modest qeveritar

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 11:20

    Anëtari i PSD-së Shkodran Hoti ka ironizuar me propozimet e kabineteve qeveritare, që po bëhen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.


    Hoti, tash e disa ditë, “ka shpallë kandidaturën e tij” për kryeministër të ardhshëm, përkundër se partia e tij PSD garon me AAK-në në koalicion, me mandatar për shef të ekzekutivit Ramush Haradinajn. E, mbrëmë ai ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeveritar, të cilin e vlerëson modest, dhe tregon se do t’i ketë vetëm 11 ministri, shkruan Reporteri.net.

    Nazim Bllaca, Naser Shala, Zvonko Veseloviq dhe Mihal Kokëdhima janë vetëm disa nga emrat që do të jenë ministra të tij. Ministria e Kokëdhimes, ajo e Turizmit, sipas Hotit do të shtohet e re, dhe natyrisht se nuk e meriton ta drejtoje kush tjetër përveç ‘zombit’ shqiptar.

    Natyrisht, kjo është e gjitha në suaza ta ironisë dhe satirës së Hotit, që kohë pas kohe e shfaqë me postime në facebook.

    Ky është postimi i tij:

    Kabineti modest i kryeministrit në ardhje, z. Hoti, me 11 ministri:

    – Ministër i Punëve të Brendshme – Baki Kelani;

    – Ministër i Punëve të Jashtme – Naser Shala a.k.a. Ftyra;

    – Ministër i Turizmit (e re) – Mihal Kokëdhima;

    – Ministër i Drejtësisë – Nazim Bllaca;

    – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Labinot Tahiri;

    – Ministër i Arsimit – Dr. Ajvaz Berisha;

    – Ministër i FSK’së dhe Mjedisit – Haki Abazi;

    – Ministër për Kthim – Zvonko Veselinoviq;

    – Ministër i Inovacionit – Rexhep Hoti;

    – Ministër i Shëndetësisë – Irrfan Daullxhiu;

    – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Ramiz Kelmendi;

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!