Një djalë nga Kina u lëndua rëndë kur një paciente e sëmurë  tentoi të vrasë veten duke u hedhur përmes një dritareje të një spitali. 


Megjithatë personi që tentoi të vetëvritej, ra direkt mbi këtë djalosh, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Ai pësoi një frakturë kurrizore dhe u soll  pa vetëdije brenda, ndërkohë që tërë skena e tmerrshme u regjistrua nga një kamerë sigurie.

Reklamë

Gruaja që vdiq në vendin e ngjarjes raportohej se ra në depresion kur iu dha lajmi se vuante nga kanceri në mushkëri. I riu në momentin kur u godit nga kjo fatkeqësi po priste në radhë për të vizituar një familjar të sëmurë që ndodhej në spital. /Reporteri.net