×
  • Extra
  • Extra

    8 vjeçari vjedh veturën e prindërve, ia shkelë gazit 140 km/h në autostradë

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 21:44

    Një djalë vetëm 8 vjeç është ka udhëtuar në një autostradë në Gjermani me 140 km/h me makinën që i kishte vjedhur prindërve të tij. Ai u kap të mërkurën në mëngjes në autostradën 44 që të çon në Dortmund. Vogëlushi kishte hapur krahun, kishte ndezur dritat e ndalimit dhe kishte vendosur trekëndëshin paralajmërues pas mjetit.


    I pyetur nga policët se çfarë po bënte ai iu është përgjigjur: “Doja vetëm të bëja një xhiro”. Mamaja e djalit kishte informuar Policinë pak pas mesnate se djali ishte larguar nga shtëpia në qytezën Soest, me makinën e familjes, një Volkswagen Golf. Më parë ai kishte ngarë makinën në pronë private si dhe ishte “pilot” i rregullt me makinat go-kart.

    Rreth orës 01:15 ishte po mamaja që njoftoi Policinë se e kishte gjetur të birin në autostradë, i cili i kishte thënë se kishte ndaluar për shkak se nuk ishte ndjerë mirë nga shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte. Me të mbërritur Policia vogëlushi kishte nisur të qante. Fatmirësisht, asnjë person apo objekt nuk u dëmtua gjatë incidentit.

    https://www.facebook.com/polizei.nrw.so/posts/2940695556005894:0

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!