Rrjetet sociale janë mbushur me disa pamje që vijnë prej Oqeanit Paqësor të pilotit David Lash, avioni i të cilit u rrëzua, transmeton Reporteri.net.


Siç dyshohet avioni kishte probleme me motorin, kështu që piloti u ul në sipërfaqen e detit, dhe më pas ai dhe pasagjeri hipën në krahun e aeroplanit dhe filluan të regjistrojnë atë që po ndodhte.

Ata qëndruan në det për 40 minuta para se të mbërrinte ndihma.

Reklamë

Pamjet e postuara nga piloti në mediat sociale tregojnë atë dhe pasagjerin duke qeshur dhe duke thënë se i mbijetuan aksidentit dhe tani janë duke pritur për ndihmë.