×
  • Extra
  • Extra

    Tre muaj burg për tre shishe mjaltë

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 19:11

    Një person është mbajtur 3 muaj në burg në SHBA, pasi u kap me tre shishe mjaltë artificiale, të cilën e kishte sjellë nga Xhamajka.


    Mjaltë “artificial” apo siç quhet ndryshe mjaltë i papastër, ka në përbërje të tij aditivë, shurup sheqeri, shurup misri, dekstrozë etj.

    Burri u kap në Aeroportin e Baltimore, kur një qen i trajnuar posaçërisht filloi të nuhaste çantën e tij,

    Brenda kishte tre shishe të mëdha, të etiketuara qartë, me mjaltë artificialë që 45 vjeçari pëlqente të aromatizonte çajin.

    Pas gati 3 muaj burg, larg partneres dhe fëmijëve, ai humbi edhe dy punët e tij si pastruese dhe ndërtuese.

    “Ata shkatërruan jetën time”, i tha 45-vjeçari Washington Post.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!