Fotografia e një vajze të vogël të bërë para dhe mbas ditës së saj të parë të shkollës është bërë virale në internet.
Imazhi i këndshëm u shpërnda mijëra herë pasi nëna e publikoi në Facebook.
Lucie, nga East Renfrewshire, ishte e pastër dhe mjaft e rregullt kur doli nga shtëpia tha nëna e saj Jill.
Por deri në fund të ditës, ndërsa luante me shokët e saj, u kthye në shtëpi e “shkalafitur”.
Fotografia u pëlqye më shumë se 10.000 herë pasi Jill pranoi që një gazetë lokale ta publikonte në faqen e saj.
“Ajo absolutisht e do shkollën dhe kjo ishte dita e saj e parë në P2, por ajo gjithashtu pëlqen të bëjë gjëra të reja. Lucie me shumë siguri ka kaluar një ditë të këndshme”, shtoi Jill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.