Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar një mashkull dhe një femër.
Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësorë.
Në raportin e policisë thuhet se nuk dihet ende arsyeja e sulmit. Rasti ka ndodhur rreth orë 15:00.
Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetë dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishek, një armë zjarri në formë të laps –kimikut dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.