Sezoni i 6-të i Serialit të famshëm të Netflix “The Crown”, përfshinë edhe luftën në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Atë kohë kur kryeministër i Britanisë së Madhe ishte Tony Blair, ashtu siç shpërfaqet edhe në serial, flitet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovës kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit.
“Millosheviqi është një diktator monstruoz që kryen persekutimin sistematik dhe të dhunshëm ndaj civilëve të pafajshëm. Ai duhet të ndalet”, thotë ndër të tjera Blair.
Madje, në serial shfaqen edhe disa pamje nga lufta në Kosovë nga regjimi serb.
Netflix series The Crown features NATO intervention in Kosovo.
“Milosevic is a monstrous dictator, carrying out the systematic & violent persecution of innocent civilians.”
“You insisted the West no longer stand by while genocide & slaughter take place.”pic.twitter.com/omjHtWzVNU
— Admirim (@admirim) December 14, 2023
Episodet e reja të serialit dolën më 14 dhjetor.
“The Crown” është seri televizive, me një dramë historike për mbretërimin e së ndjerës Mbretëreshës Elizabeth II nën regjinë e Peter Morgan.
Seriali përbëhet nga gjashtë sezone dhe secili prej tyre mbulon disa vite të jetës së Elizabeth.
Sezoni i parë u lëshua më 4 nëntor 2016. Seriali mbulon vitet e Mbretëreshës prej 1940 deri 2000./Reporteri.net