Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, sot në një ceremoni zyrtare ka ndarë çmimin për dramë origjinale shqipe “ Katarina Josipi”.

Në kuadër të kësaj ceremonie u ndanë këto çmime:

1. Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Gërrdia’’, shifra ‘’Pamuk’’ autor Astrit Kabashi;

Reklamë

2. Çmimi i dytë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Uellsi ka një Mbret’’, shifra ‘’Cardiff’’ autor Jeton Neziraj;

3. Çmimi i tretë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ i ndahet dramës me titull: ‘’Marshi i hijeve të diellit’’, shifra ‘’Kokëçarja’’ autor Florent Kurtalani.