×
  • Extra
  • Extra

    Moment dramatik: Furgoni i përfshihet nga zjarri, kinezi detyrohet të kërcen nga dritarja

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 17:35

    Ky është momenti dramatik kur shoferi i një furgoni detyrohet të kërcej nga dritarja për t’i shpëtuar më të keqes, pasi furgoni i përfshihet nga flaka në një pompë të derivateve.


    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri me furgon ngjyrë hiri kërcen nga vetura në qytetin Chingqing në Kinë, transmeton Telegrafi.

    E po të mos ishte ky reagim i tij i shpejtë sigurisht se pasojat do të ishin të mëdha, pasi për pak sekonda i gjithë furgoni përfshihet nga zjarri.

    Megjithatë ishin punonjësit e pompës që u treguan të shkathtë me përdorimin e aparateve për fikjen e zjarrit, që evituan një shpërthim të fuqishëm që sigurisht se do të ishte fatal për dhjetëra persona që gjendeshin në ato momente në pompë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!