×
  • Extra
  • Extra

    Formohet edhe një “parti” që do ta sfidojë Vjosa Osmanin, quhet Partia e Pijanecëve të Kosovës

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 20:20

    Skenës politike në Kosovë, i është shtuar edhe një parti politike. Ky subjekt i ri, është një “iniciativë e re për të satirizuar politikanët” në Kosovë.


    Një grup i të rinjve, kanë krijuar Partinë e Pijanecëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Anëtarët e kësaj partie, kanë befasur të gjithë, duke nxjerrë një kandidate femër për kryeministre, për t’i bërë konkurrencë Vjosa Osmanit, e cila u nominua nga LDK për postin e kryeministres.

    “Duke i parë rrethanat aktuale politike në vend në koordinim të plotë me kryetarin e partisë z.Arton Turkaj kemi vendosur që t’a sfidojmë Vjosa Osmanin me një tjetër kandidate femër për kryeministre e ajo është znjsh.Tringa Maksutaj e cila u zgjodh unanimisht nga Këshilli i Përgjithshëm pa asnjë votë kundër”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

    Kjo parti e re, që për simbol ka birrën, thonë se janë në bisedime me Partinë FJALA të Gëzim Kelmendit. Parti kjo që është brenda saj ka vetëm myslimanë.

    “Kryesia e ngushtë në përbërje nga unë si nënkryetar, GA Che, Fatos Nimani , Eroll Vitaku, Arben Lleshi, Arsim Gerxhaliu, Shpat Dina kemi vendosur që të jemi të hapur për koalicione parazgjedhore mirëpo nuk e diskutojmë pozitën e kandidatit për kryeministër. Aktualisht jemi në bisedime me Partinë FJALA të Gëzim Kelmendit”, thuhet në njoftim.

    “Për një Kosovë plot birrë! Voto PPK!”, përfundon komunikata e parë e partisë më të re./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!