Në një ceremoni të mbushur me emocion dhe yje të kinematografisë, “Oppenheimer”, filmi i regjisorit të njohur Christopher Nolan, triumfoi në “Oscars 2024” duke fituar çmimin kryesor, “Filmi më i Mirë”.
Oppenheimer është fituesi i madh i Oscar të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy.
Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.
“Oppenheimer” u dallua për aftësinë e tij për të përshkruar një periudhë kritike historike me një ndjeshmëri dhe kompleksitet të lartë, gjë që bëri përshtypje të fortë te Akademia.
Për çmimin kryesor të nominuar ishin edhe filmat: “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Past Lives”, “Poor Things”, “The Zone of Interest”.
Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, i cili gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi.
Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.