Kastro Zizo nuk e ka fshehur asnjëherë varësinë e tij nga alkooli, madje në disa deklarata publike të mëparshme, ai ka treguar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta lënë, por mesa duket s`ia ka dalë plotësisht mbanë.
Por në një paraqitje për mediat, Zizo deklaroi përfundimisht “divorcin” e tij nga pija.
“U bë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime” pohoi artisti, trasnmeton TCH.
Kjo vendim i Kastros erdhi edhe si pasojë e reagimit që merrte nga miqtë e tij kur e shihnin të alkoolizuar, por dhe një reflektimi të gjatë me veten.
“Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t`ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga mua, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas” deklaroi Zizo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.