Arkeologët në qytetin e Durrësit kanë zbuluar pishinën e brendshme romake 1 mijë e 600 vjet të vjetër. Kjo është e para e zbuluar e këtij lloji, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Romakët pushtuan qytetin rreth vitit 230 para Krishtit.
Arkeologët e qytetit të Durrësit janë mësuar me mbetjet romake, por zbulimi i fundit i ka habitur.
Para se të niste ndërtimi i një shkolle, arkeologët po gërmonin kur zbuluan lagjen e lashtë aristokrate.
Arkeologët kanë gërmuar zonën prej 1 mijë e 200 metrave katrorë dhe kanë zbuluar panoramën e veçantë të urbanizimit të lagjes që besohet se ishte pjesë e qytetit.
Në mesin e mbetjeve të villës romake janë edhe gjurmët e pishinës së brendshme që ishte fort mirë e dekoruar me mozaik.
Arkeologët vlerësojnë se mbetjet romake datojnë mes viteve 1 dhe 400 pas Krishtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.