Ky model, do të jetë një hibrid elektrik.
Deri më tani, BMW X2, ka qenë në dispozicion me motorin me 2.0 litra që prodhonte 302 kuaj fuqi, ndërsa modeli tërësisht i ri, do të vjen me ndryshime.
Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë këtë model, që ka filluar testimin, me shiritin që tregon se është një makinë hibride elektrike, si dhe ndryshime të lehta në dukje.
Në përgjithësi, kjo BMW është bazuar në X1, që është treguar një SUV shumë i suksesshëm në treg. Makina nuk kishte asnjë shtresë kamuflazhi, vetëm disa ngjitëse në dritat rrethore që shërbejnë për mot me mjegull, transmeton Telegrafi.
Deri në vitin 2020, BMW planifikon t’i ketë në treg dhjetë makina hibride elektrike, që janë shumë të fuqishme dhe të mira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.