Një raport ka zbuluar se proshuta dhe produkte të tjera që vijnë nga mishi i përpunuara janë kancerogjene.
Kjo për shkak të përmbajtjes së nitriteve, të cilat janë njëkohësisht një konservues i fuqishëm i proshutës dhe vrasin bakteret botulinore, të cilat mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit.
Megjithatë, hulumtimi për Shoqatën e përpunuesve të mishit britanik nga konsulenca shkencore Campden ka zbuluar se nitratet nuk e sulmojnë këtë bakter. Disa marka prodhojnë proshutë dhe salsiçe, duke përdorur proceset tradicionale pa kimikate.
Por ka të dhëna që kompanitë e tjera të ushqimit përdorin nitrite, sepse ato ruajnë ngjyrën e trëndafiltë të mishit, që konsiderohet më tërheqës për blerësit. Baronesha Walmsley, nënkryetare e grupit parlamentar tha:- ‘Kjo dëshmi ngre pyetje serioze për arsyen pse nitratet janë shtuar në proshutën tonë’. /tch/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.